Junajtid “harron” De Jongun, “Djajtë” sfidojnë Arsenalin në garën për mesfushorin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 18:56

Junajtid “harron” De Jongun, “Djajtë” sfidojnë Arsenalin në garën për mesfushorin e Premier Ligës

Mançester Junajtid duket se po shqyrton alternativat e mesfushorit të Barcelonës, Frenki De Jong pas vështirësive për të arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit holandez. Në “orbitën” e anglezëve duket të ketë përfunduar mesfushori i Leister, Juri Tielemans, me belgun që është pranë largimit nga klubi i tij aktual.

76575767

Sipas raportimeve nga “Goal”, Junajtid ka nisur tratativat me Leisterin për futbollistit, ku në garë do të ketë rivalët e Premier Ligës, Arsenal që janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.

Leister e vlerëson kartonin e futbollistit rreth 40 milionë euro, ku dëshira e tij do të jetë vendimtare në duelin e dy klubeve me belgun që duhet të zgjedhe skuadrën e tij të ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"