Jo vetëm transferimet e Asllanit dhe Lukakut, Interi gjen kohë për të kompletuar një largim në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2022 | 19:00

Jo vetëm transferimet e Asllanit dhe Lukakut, Interi gjen kohë për të kompletuar një largim në sulm

Kjo ditë për Interin ka qenë tepër aktive me zikaltërit që po kompletojnë transferimet e Kristjan Asllanit dhe Romelu Lukakut, por duket se kanë gjetur kohë edhe për të finalizuar transferimin e sulmuesit Sebastiano Esposito te Andërleti.

esposito

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, kjo lëvizje e talentit italian do të kompletohet në ditën e sotme, me 19-vjeçarin që po kryen vizitat mjekësore në këto momente për t’u transferuar më pas të klubi belg që ka arritur një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje për 11 milionë euro.

Kjo zgjedhje e Espozitos vjen si një mundësi për t’u aktivizuar më shumë dhe për të shpalosur potencialin e tij, me italianin që do ta dëshironte një rikthim përsëri te Interi në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"