Jo vetëm Superiorja, koronavirusi prek dhe kompeticionin tjetër të futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 22:35

Jo vetëm Superiorja, koronavirusi prek dhe kompeticionin tjetër të futbollit shqiptar

Me vendimin e djeshëm për të ndërprerë futbollin në Shqipëri, kalendari prek të paktën dy javë të kampionatit dhe një nga ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Kategoria-Superiore-2018

Në Kategorinë Superiore, pritej që të luhej java e 27-të këtë fundjavë dhe java pasardhëse në fundjavën e ardhshme, mes datave 21 dhe 22 mars. Më pas, ishte parashikuar pushimi për ndeshjet e ekipeve kombëtare. Në mesjavë, do të zhvilloheshin ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e SHQIPERISE

Kjo, për vetë kalendarin e ndeshjeve që do të luheshin brenda muajit mars, teksa i gjithë plani i masave edhe në Itali, përcakton datën 3 prill si një afat përfundimtar, me shpresën që situata me virusin të jetë përmirësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"