Jo vetëm Mara, tek ekipi ku shkëlqeu Kvaraskhelia transferohet edhe një tjetër ish-futbollist i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 22:06

Jo vetëm Mara, tek ekipi ku shkëlqeu Kvaraskhelia transferohet edhe një tjetër ish-futbollist i Skënderbeut

Mesfushori maliqar Uerdi Mara, bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa firmosi ditën e sotme me Dinamo Batumin, skuadrën kampione në fuqi të Gjeorgjisë, nga ku ka dalë edhe ylli i Napolit, Kvaraskhelia, i cili 2 sezone më parë firmosi për 6 milionë euro te kampionët në fuqi të Serisë A.  

mara

Për sa i përket Marës, pas aventurës me Skënderbeun, ku edhe spikati si mesfushor qendre, ai u transferua te skuadra turke e Ankara Keciorenguçu, por pa mundur të shpaloste të gjithë talentin e tij. 25-vjeçari luajti edhe një sezon si i huazuar në kampionatin bullgar te Beroe, ndërkohë që së fundmi do të provojë një aventurë të re disi më speciale me kampionët e Dinamo Batumit, në elitën e futbollit gjerogjian. 

Por interesant është fakti se Mara nuk do të jetë i vetmi ish i Superiores te kjo skuadër, pasi atje në merkaton e janarit u transferua edhe ish-mesfushori i Skënderbeut Zhan Viktor, i cili u transferua nga radhët e FC Dila. 

Zhan Viktor Skenderbeu

Zhan Viktor ka qenë pjesë e skuadrës korçare në sezonin 2021-2022, duke luajtur në të njëjtën skuadër me Marën. Mesfushori brazilian tashmë është 28-vjeçar dhe së bashku me futbollistin maliqar do të tentojnë të mbrojnë titullin me ekipin e ri.  

PANORAMASPORT.AL

ZYRTARE/ Aventurë e re për Uerdi Marën, mesfushori shqiptar transferohet te skuadra e…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"