“Jemi të kënaqur vetëm me pikët maksimale”, Pëllumbi: E njohim Andorrën, të përqendruar te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 18:16

“Jemi të kënaqur vetëm me pikët maksimale”, Pëllumbi: E njohim Andorrën, të përqendruar te fitorja

Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin zyrtar që prej ditës së diel për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, ku fillimisht kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës më 7 shtator ndërsa katër ditë më vonë ndaj Sllovenisë.

jorgo pellumbi

Ditën e sotme, futbollisti i Kombëtares kuqezi, Jorgo Pëllumbi që ka kaluar së fundmi në skuadrën e NK Varazdin në Kroaci theksoi se skuadra është e përqëndruar te ndeshja e parë ndaj Andorrës, ndërsa tha se objektivi i Shqipërisë në grup është vendi i dytë.

Sa pikë synojmë në këto ndeshje? – Gjithmonë duhet të jemi të kënaqur me pikët maksimale në çdo ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja e parë kundër Andorrës. Më pas do të flasim për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Andorra?– E njohim Andorrën, kemi luajtur tre herë në gati një vit e gjysmë, e dimë se çfarë loje luan, që rri mbrapa dhe pret, por ne jemi të fokusuar maksimalisht që të fitojmë.

Objektivat e skuadrës në këtë grup? – Të zëmë vendin e dytë në grup dhe të kualifikohemi.

Kalimi tek ekipi i NK Varazdin– Ndihem shumë mirë te klubi, jam ambientuar me shokët dhe me shtetin, dhe do bëjmë maksimumin me skuadrën që të kthehemi në Ligën e Parë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"