“Jemi larg për titullin”, Sedloski pas debutimit me fitore te Vllaznia: Kohë e shkurtër, nuk di ende as emrat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 20:18

“Jemi larg për titullin”, Sedloski pas debutimit me fitore te Vllaznia: Kohë e shkurtër, nuk di ende as emrat e lojtarëve

Goce Sedloski ka debutuar me fitore në stolin e Vllaznisë. Kuqeblutë triumfuan 3-1 ndaj Erzenit në një sfidë të rëndësishme në luftën për Europë, pasi trajneri i maqedonas pranoi se për titullin, shkodranët tashmë ishin larg.

sedloski

“Në radhë të parë përshëndes dhe falënderoj lojtarët e mi. Koha ishe e shkurtër, që kur kam ardhur kemi bërë vetëm tre stërvitje. Kemi bashkëpunuar, jam munduar unë të njoh ata dhe ata mua, ato që kemi bërë në këto tre ditë i kemi plotësuar në fushë. Nuk është e thjeshtë që të njohësh ekipin për pak ditë dhe të bësh gjithçka mirë, por kam besuar te ata. Kishim edhe raste të tjera, duhej të shënonim edhe golin e katërt, por kemi bërë gjithçka mirë. Kjo ishte ajo që bëmë, por duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Përshëndes edhe një herë lojtarët, për atë që treguan në fushë, por edhe për tifozët që ishin lojtari i 12 i ekipit. Gjithashtu dua të falënderoj edhe kundërshtarët për lojën e mirë dhe të bukur që zhvilluan.

Nuk ka pasur biseda me presidentin për titull se jemi pak larg, por do i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje dhe të shohim si shkojnë. Deri në mbarim ka shumë ndeshje të tjera dhe kjo ishte vetëm njëra nga ato. Do i marrim ndeshje pas ndeshje.

Sa i përket kundërshtarit, ndodhi që na zunë në kundërsulme. Në pjesën e parë nuk patën shanse, në të dytën u organizuan më mirë dhe i lindën disa shanse.

A do vazhdojë Miloti te ekipi? Ata që ishin afër ekipit, këtu kanë për të qenë deri në fund. Unë nuk di ende as emrat e lojtarëve, ndaj edhe për të tjerët nuk mund të them se çfarë do të bëhet apo jo. Besoj se kanë për të qenë pranë meje dhe do të mundohem të kuptoj sa më shpejt të gjithë ata që janë pjesë e klubit”, tha Sedloski për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"