Java e fundit e transferimeve vë Milanin në punë, kuqezinjtë kanë gati listën e sulmuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 18:41

Java e fundit e transferimeve vë Milanin në punë, kuqezinjtë kanë gati listën e sulmuesve

Milani është gati të merret seriozisht për t’i dhënë Piolit përforcimin e dhjetë të kësaj vere me shpenzime të mëdha. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, duhen njëzet milionë për të bindur Mehdi Taremin, i cili ka një marrëveshje me Porton të vlefshme deri në qershorin e ardhshëm. 31 vitet e tij stepin Milanin për të shpenzuar një shifër të tillë për një lojtar që pas një sezoni do të jetë i lirë. Sidoqoftë, nëse vjen një “pykë” e re, kuqezinjtë do të lëshojnë Lorenzo Kolombon në huazim te Monza.

milan

EMRAT – Qendërsulmuesi iranian është në një listë të ngushtë, që përfshin edhe Hugo Ekitiken e PSG-së. Francezi, i lindur në vitin 2002, përbën një negociatë komplekse, e cila ndërlikohet me pak kohë të mbetur. Por nga Oporto konfirmojnë: Milani e ka seriozisht. Ndërsa nga Parisi, klubi i Al-Khelaifi kundërshton huazimet me të drejtë blerjeje dhe pranon vetëm oferta për shitje përfundimtare.

BROJA ME HUAZIM – Një emër që prej më shumë se një viti i qaset Milanit është ai i Armando Brojës. Operacioni për shqiptarin do të kishte më shumë shanse realizimi, sepse Çelsi mund ta lërë të largohet si huazim. Ajo që ndikon më shumë, është vendosja e një basti për një lojtar që vjen nga një dëmtim i rëndë (këputje e ligamentit në dhjetor 2022) pavarësisht se ai ka nisur të stërvitet me shokët. Çelsi në orët e fundit ka filluar të dëgjojë edhe ofertat për huazime, ndaj bomberi i kombëtares së Shqipërisë ka shumë kërkesa në kampionatin anglez. Nga ana tjetër, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Milanit dhe Çelsi mund të rezervojnë një korsi preferenciale për kuqezinjtë në rast se negociatat do të marrin formë. Diskutimi është i ngjashëm edhe për Lukakun, por rroga e lartë e belgut prej 12 milionë eurosh frenon “djallin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"