“Jam i kënaqur me ekipin”, Alegri ishte i shqetësuar për Pogbanë: Juve cinike, për Champions-in nevojitet më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 9:03

“Jam i kënaqur me ekipin”, Alegri ishte i shqetësuar për Pogbanë: Juve cinike, për Champions-in nevojitet më shumë

Fitorja ka vlerën e saj, por te Juvja ka shumë pre okupim për Pol Pogbanë. Francezi ankoi dhimbje pas suksesit me Empolin, teksa në konferencë për shtyp ishte Masimiliano Alegri që sqaroi gjithçka.

Alegri

Si është Pogba?
Nuk dimë asgjë për momentin. Ndjeu një therje në shpinë dhe mund ta shohim nga rezultatet e analizave. Na vjen keq sepse bëri gjysmë ore me cilësi.

Mungesa e cinizmit para portës?
Bëmë një ndeshje të mirë kundër një Empoli problematik, ishim të kthjellët në mbrojtje dhe nuk vuajtëm aspak. Sigurisht, duhet të jemi më të qetë në 30 metrat e fundit, në pasimet e fundit, krijuam shumë raste dhe shënuam më shumë gola, por këto janë gjëra që duhet të përmirësohen gjatë sezonit.

Çfarë ndryshon me Mekenin e Kostiçin në vend të Kambiazos dhe Ueahsë?
Ndryshon për faktin që Ueah ishte pak i lodhur, sepse ka marrë shumë informacione në lidhje me kampionatin italian plot taktika. Fizikisht ka punuar shumë dhe mendova se duhej të ishte në pankinë, dhe mbi të gjitha ishte një ndryshim i rëndësishëm sepse duhet të kuptoni se kush mund ta ndryshojë lojën dhe Ueah është një nga ata, pasi sapo hyri ai bëri mirë siç bëri Kambiazo. Kostiç bëri një lojë të mirë, ai është një lojtar solid, edhe pse nuk luajti në ndeshjet e para.

Vlahoviç-Kieza, si shkoi?
Të dy luajtën një ndeshje të mirë, po rriten. Jemi të lumtur që Kieza shënoi, më vjen keq për Dushanin që humbi penalltinë, por luajti një ndeshje të mirë dhe në krahasim me ndeshjen në Udine ku shënoi, ai bëri një ndeshje të mirë, një garë teknikisht e vlefshme po ashtu si edhe Kieza. Patjetër që mund të përmirësohemi, ndaj përdora edhe Milikun me Kenin, pasi kam nevojë për të gjithë.

A ju duket edhe juve sikur ky ekip nuk shkon shpesh në thellësi?
Djemtë e bënë, është çështje mirëkuptimi mes mesfushorëve dhe sulmuesve dhe është normale që kur luan kundër një mbrojtjeje të lartë duhet të gjesh tempin e duhur. Ne mund të bëjmë më mirë, sidomos për sa i përket saktësisë, por të dy sulmuesit bënë mirë në mbrojtje pa hequr dorë nga detyra e tyre kryesore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"