”Ishte me të vërtetë një endërr”, Mario Mitaj rrëfehet për debutimin dhe miqësitë e para në Kombëtaren shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2021 | 20:13

”Ishte me të vërtetë një endërr”, Mario Mitaj rrëfehet për debutimin dhe miqësitë e para në Kombëtaren shqiptare

Me debutimin e tij me Kombëtaren, Mario Mitaj hyri në histori si lojtari më i ri i cili bën debutimin me kuqezinjtë, vetëm 17 vjeç.

mario mitaj

Mitaj u ndal të fliste për gazetën ‘Nova’ duke shprehur përshtypjet e para për debutimin me Kombëtaren kuqezi dhe foli dhe për miqësitë e krijuara deri tani.

Debutimi: “Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua të isha në gjendje të bëja debutimin tim me Kombëtaren. E vërteta është se nuk prisja të bëja debutimin tim në këto tre ndeshje, për faktin se ishte thirrja ime e parë. Po bëja shumë mirë në stërvitje dhe trajneri më dha mundësinë të bëja ëndrrën time realitet”.

Rekordi në Kombëtare: ‘‘Ndihem shumë mirë, shumë i lumtur. Më motivon të vazhdoj të trajnohem dhe të përmirësohem”.

Miqësitë e para: “Me Hysajn, i cili luan tek Napoli dhe me Kumbullën i cili luan tek Roma. Përgjithësisht në ekip jemi të gjithë miq. Kam ndenjur afër me të gjithë. Të gjithë më pritën si lojtar të barabartë me ta. Ata më ndihmuan të përshtatem sa më shpejt të ishte e mundur dhe ishte një përvojë e paharrueshme për mua.”

Strakosha dhe Laçi: ‘’Me Strakoshën dhe Laçin u afrova se ata flasin greqisht dhe komunikuam bashkë. Strakosha më dha shumë këshilla, ashtu dhe Laçi i cili luan në kampionatin francez. I falënderoj shumë dhe i uroj më të mirën’’, e mbylli fjalën e tij Mitaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"