Ishte heroi i Liverpulit në ndeshjen kundër Barcelonës, Origi pranë skuadrës spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 17:15

Ishte heroi i Liverpulit në ndeshjen kundër Barcelonës, Origi pranë skuadrës spanjolle

Divok Origi ishte heroi i Liverpulit, në gjysmë-finalen e Ligës së kampionëve, kundër Barcelonës , ku me 2 golat e tij, i kualifikoi anglezët për në finale.85110a3b-divock-origi-750x375
Por, mesa duket ky ka qenë sezoni i fundit i belgut në “Anfield” , të cilit i skadon kontrata pas një viti. Lojtari është detyruar të qëndrojë në stol, tek Liverpuli pasi në vendin e tij luan Firminio i cili gjithashtu ka një formë shumë të mirë.Megjithëse nga stoli, Origi është ndodhur aty gjithmonë kur skuadra ka pasur nevojë për të.skysports-divock-origi-origi_4398419

24-vjeçari dëshiron më shumë hapësira dhe po shikon për një destinacion të ri, ku interesimet nuk mungojnë. Interes për sulmuesin belg, ka shfaqur Real Betis, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 10 milionë euro, tek “The Reds”.
E vetmja vështirësi për të arritur tek lojatri pritet të jetë vetëm paga e lojtarit, i cili merr 45.000 funte në javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"