“Ishte fatkeqësi e madhe”, Halili: Pas tragjedisë flasim për futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 12:01

“Ishte fatkeqësi e madhe”, Halili: Pas tragjedisë flasim për futboll

Tirana ka vazhduar me intensitet të lartë ndihmën për të prekurit nga tërmeti. Klubi bardheblu ka shpërndarë ndihma dje në rrethinat e Tiranës, ku Grent Halili, miku i tij futbollist i bardhebluve, Dionis Çikani dhe stafi i bardhebluve kanë qenë në dorëzimin e ndihmave. 

tiranaaa

Në fakt, të gjitha ndihmat janë mbledhur nga donatorë individë dhe më së shumti nga dhurimi i një shume të madhe prej presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe një miku të tij. Të dy kanë dhënë një shumë të madhe për ndihmat që janë shpërndarë nga klubi këto ditë.

Vetë presidenti i Tiranës ka pohuar se ka bërë atë që duhet të bëjnë të gjithë në këto momente të vështira së bashku me mikun e tij. Halili nuk ka dashur të flasë, por është shprehur se klubi Tirana dhe të gjithë bardheblutë janë në krah të të prekurve nga tërmeti dhe kupton dhimbjen e situatën në gjithë Shqipërinë.

refik halili

Presidenti i Tiranës, nga ana e tij nuk ka dashur që të flasë fare për sport. Sipas tij, tani nuk është momenti i duhur. “Në këtë moment që flasim, të gjithë jemi me të prekurit dhe të dëmtuarit nga tërmeti. Ishte fatkeqësi e madhe. Duhet të harrojmë këtë tragjedi dhe më pas të flasim për futbollin”, u shpreh Halili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"