Ish-trajneri italian, apel Hysajt dhe shokëve të tij: Bëni më pak seks!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 22:20

Ish-trajneri italian, apel Hysajt dhe shokëve të tij: Bëni më pak seks!

Pas barazimit në shtëpi me skuadrën e Fiorentinës, Napoli është kthyer në një vorbull kritikash për formën e ekipit të teknikut Sarri. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-trajneri i Fiorentinës, Aldo Agropi, i cili u ka bërë apel Hysajt me shokë që të jenë më të kujdesshëm:

Hysaj dhe Hamshik 2

“Hamshik, i cili është inekzistent dhe lojtarët e dëmtuar janë një prej problemeve më madhore të Napolit. Nga ana tjetër nuk mund të kuptoj faktin që trajneri nuk po aktivizon më Xhakerinin, ai ka luajtur edhe te Juventusi gjithashtu edhe te kombëtarja italiane. Nëse lojtarët janë të lodhur gjatë kësaj periudhe, atëherë duhet të kryejnë më pak marrëdhënie seksuale. Për këtë kam folur edhe me bashkëshortet e tyre. Ndryshe nuk mund t’i përballosh këto sfida”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"