Ish-futbollisti i Ajaksit u zgjua nga koma pas 3 vitesh, rrëfimi emocionues i të vëllait: Buzëqesh kur shohim ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 9:32

Ish-futbollisti i Ajaksit u zgjua nga koma pas 3 vitesh, rrëfimi emocionues i të vëllait: Buzëqesh kur shohim ndeshje

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërkohë që së fundmi është zgjuar nga koma, pas afro 3 vitesh, duke u rikthyer kështu në jetë.

Ajax-e1585261750719

Ky lajm i ka gëzuar të gjithë, në veccanti, tifozët e Ajaksit. Ndërkohë në një prononcim për “De Ëereld Draait Door”, vëllai i futbollistit marokon, tregon për gjëndjen shëndetësore të ish-futbollistit, duke zbuluar se buzëqesh kur shikojnë së bashku ndeshje futbolli.

GettyImages-810800020

“Abdelhak është zgjuar, arrin të ushqehet, por nuk lëviz dot nga krevati. Në momentet më të mira komunikon duke lëvizur vetullat. Është i ndërgjegjshëm se ku ndodhet. Ka rëndësi të madhe për të qëndrimi pranë familjes.

Vëmë re se i pëlqen kur shohim ndeshje në televizor, ndonjëherë edhe buzëqesh. Ne bëjmë sikur nuk është i sëmurë dhe i flasim shpesh”, deklaroi Abderrahim Nouri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"