Interi mbetet vetëm me Lautaron, zyrtarizohet largimi i sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 9:25

Interi mbetet vetëm me Lautaron, zyrtarizohet largimi i sulmuesit

Merkatoja e Interit ka nisur me largime dhe mëngjesin e sotëm është zyrtarizuar transferimi i sulmuesit Edin Xheko. Boshnjaku ka arritur marrëveshje me turqit e Fenerbahçe dhe vetë klubi turk e ka zyrtarizuar transferimin e tij.

xheko lukaku

Nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare, klubi turk njofton se ditët në vijim Xheko do të mbërrijë në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore si edhe do të prezantohet para mediave si lojtari më i ri në skuadër.

Ndërkohë, me largimin e Xhekos, tashmë Interi ka mbetur me vetëm një sulmues të deklaruar. Lautaro Martinez është sulmuesi i vetëm duke qenë se Lukakut i ka përfunduar huazimi dhe ende nuk është vendosur asgjë për të, ndërsa Korrea që ka pasur minuta me pikatore këtë sezon, pritet të jetë largimi i radhës nga kampi zikaltër.

fenerbahce

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"