I refuzuan kalimin faraonik në Arabi, trajneri i PSG-së ia bën të qartë mesfushorit: Nuk luan kurrë me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 15:10

I refuzuan kalimin faraonik në Arabi, trajneri i PSG-së ia bën të qartë mesfushorit: Nuk luan kurrë me mua

Marko Verrati nuk është më në planet e PSG-së dhe për këtë, është marrë vendim nga vetë trajneri i cili është shprehur se nuk e ka në mendje si lojtar. Madje, mediat e huaja raportojnë se në një takim mes trajnerit Luiz Enrike, mesfushorit dhe drejtorit sportiv, fjalët e Enrikes kanë qenë të qarta.

nejmar verrati

“Ti kurrë nuk do të luash me mua”, raportohet t’i ketë thënë trajneri futbollistit italian teksa nuk dihet ende arsyeja e një vendimi të tillë.

Verrati ishte pjesë e skuadrës në fazën përgatitore në Japoni, teksa edhe pas rikthimit në Francë ai është stërvitur me skuadrën por nuk është grumbulluar nga trajneri për ndeshjet dhe tashmë mbetet vetëm largimi. Problem mbetet e ardhmja pasi pak kohë më parë, PSG refuzoi një ofertë të majme në aspektin personal të lojtarit, duke pretenduar se klubit nuk i ishin ofruar mjaftueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"