I madhi Ali Mema bën bashkë familjen bardheblu, turneu bashkon dy trajnerët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 9:10

I madhi Ali Mema bën bashkë familjen bardheblu, turneu bashkon dy trajnerët e Tiranës

Klubi sportiv Ali Demi në bashkëpunim me Shoqatën e Mini-futbollit Shqiptar (SHMFSH), kanë organizuar një turne mini-futbolli të ashtuquajtur turneu “Ali Mema”, kushtuar legjendës bardheblu, i cili u nda nga jeta një vit më parë. KS Ali Demi është një klub promovues i talenteve të së ardhmes, të një akademie që edhe kujton yjet e futbollit shqiptar.turneu-ali-mema-770x470

Për 4 javë rresht 16 ekipe pjesëmarrëse do të ndeshen mes tyre të ndara në 4 grupe, nga 6 ndeshje në secilin grup (ndeshjet do të luhen çdo të shtunë dhe të diel). Më pas dy skuadrat fituese të grupeve do të ndeshen në gjysmëfinale dhe në finale për të nxjerrë fituesin e këtij trofeu kushtuar futbollistit më të shquar të kohërave, ish-kapitenit bardheblu Ali Mema.

Data e zhvillimit të këtij turneu do të jenë: 7-8, 14-15, 21-22 dhe 28-29 mars 2020. Ceremonia – Në orën 17:30 në ambientet sportive të kompleksit “Ali Demi” u zhvillua ceremonia e çeljes së këtij turneu. 16 ekipet pjesëmarrëse u rreshtuan me emrat e klubeve të tyre dhe në sfond ishin të pranishëm pothuajse i gjithë stafi bardheblu, duke nisur me trajnerin Emanuel Egbo, Florjan Riza, Krenar Alimehmeti, Nevil Dede, Luigj Bytyçi, Sulejman Mema dhe i biri i Ali Memës, ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.3-2-1024x683

Fjalën e hapjes e mori Ergys Kadiu, organizatori i turneut, duke shpjeguar mënyrën e zhvillimit të takimeve. Më pas ai ia dha fjalën të birit të Ali Memës, Ardian Mema, i cili nga shpirti përshëndeti për të atin. Më pas foli nipi i Ali Memës, Sulejman Mema, dhe bashkëmoshatari i Liut, Luigj Bytyçi ose ndryshe “Bixhi”. Dje u luajtën dhe 3 ndeshjet e para. Këto ndeshje do të gjykohen nga tre gjyqtarë: gjyqtari i FIFA-s për minifutbollin, Kreshnik Hakrama si dhe dy gjyqtaret femra, Disela Lekgegaj dhe Bajame Xhaja.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"