Humbja ndaj Elbasanit, shpërthen trajneri i Burrelit: Të gjithë e panë se kush e vendosi ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 21:55

Humbja ndaj Elbasanit, shpërthen trajneri i Burrelit: Të gjithë e panë se kush e vendosi ndeshjen

Klevis Hima e ka me gjykimin. Nuk e përmend konkretisht, por me një fjali nënkupton se ishin ata që e vendosen ndeshjen në “Liri Ballabani”.

HIMA BURRELI

Ai mendon se Burreli e tij nuk e meritonte këtë humbje, ndërsa nuk kursen elozhet për lojtarët e tij. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, numri një i pankinës matjane tha: “Dua të falënderoj futbollistët për gjithçka.

Dhanë maksimumin në fushën e lojës. Pavarësisht rezultatit, e dominuam Elbasanin. E pa çdokush, kush e vendosi ndeshjen… Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë fortë. Na pret një finale tjetër në fundjavë dhe jemi të bindur që do marrim pikët e plota”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"