Historia e heroit të Championsit/ Atletiko Madrid nuk e donte, por më pas e blinte për të bërë miliona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 11:22

Historia e heroit të Championsit/ Atletiko Madrid nuk e donte, por më pas e blinte për të bërë miliona

Rodri Hernandez ishte heroi i Mançester Sitit në finalen e Ligës së Kampioneve aty ku me një goditje nga jashtë zone arriti të zhbllokonte rezultatin duke shënuar golin e avantazhit. Mesfushori 26-vjeçar ka një histori të jashtëzakonshme, të bukur por aq edhe të vështirë.

Rodri Man City Bayern Munich 041123(1)

Ai është lindur në Madrid dhe është një prodhim i akademisë së Atletikos. Në moshë të re (11 vjeç) , Atletiko e merrte në gjirin e saj duke e mbajtur deri sa Rodri mbushi 16 vjeç. Më pas, Atletiko nuk e donte më dhe e linte të lirë për të firmosur me U19 e Vijarealit. Me të rinjtë e Vijarealit por edhe me skuadrën e parë, Rodri ra shumë në sy.

Kjo bëri që Atletiko të pendohej dhe pagoi plot 25 milionë euro për të marrë shërbimet e tij në vitin 2018. Vetëm një vit më vonë, mesfushori defensiv ra në radarët e Sitit dhe anglezët e afruan në skuadër duke paguar plot 80 milionë euro në drejtim të Atletikos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"