Heroi i Laçit përballë Tiranës, Olsi Myrta: E dija që do shënoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 20:11

Heroi i Laçit përballë Tiranës, Olsi Myrta: E dija që do shënoja

Heroi i Laçit në përballjen me Tiranën ishte 18-vjeçari Olsi Myrta. Në prekjen e parë të topit shënoi gol, duke i dhënë një pikë të rëndësishme kurbinasve. Në prononcimin e dhënë enkas për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai tregon emocionet e kësaj rrjetë, e cila ishte e treta për këtë sezon në Superiore.

bandicam-2023-11-05-19-27-55-648-750x414

“Të them të drejtën e prisja këtë gol dhe më vjen shumë mirë që i shërbeu skuadrës. Është një gol që shkon për familjen time dhe gjithë skuadrën. Në aspektin personal shpresoj që të tregoj gjithnjë formën time më të mirë dhe të jap kontributin në marrjen e rezultateve pozitive për skuadrën “, u shpreh fillimisht mesfushori i kurbinasve.

Sa i përket objektivave të kurbinasve këtë edicion, 18-vjeçari pohon se mendojnë gjithnjë për ndeshjen e radhës.

“Synimi ynë është që të marrim gjithnjë më të mirën në çdo ndeshje. Mendojmë vetëm për atë të radhës dhe do punojmë fort për të koleksionuar rezultate sa më pozitive”, u shpreh për gazetën autori i golit të barazimit për Laçin më ndeshjen me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"