Hazard bën ironi me Realin: Kam 3 vite që pushoj, jam i aftë për të luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 11:00

Hazard bën ironi me Realin: Kam 3 vite që pushoj, jam i aftë për të luajtur

Eden Hazard e përmblodhi aventurën e tij në Madrid te Reali në një fjali të çuditshme, që me shumë siguri ka bërë tepër të pakënaqur në klubin e bardhë. “Kam tri vite që bëj pushim”, tha sulmuesi i krahut pas ceremonisë së lamtumirës që i bëri kombëtares pas ndeshjes Belgjikë-Austri të shtunën, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

hazard

Hazard iu bashkua Realit të Madridit në sezonin 2019- 2020 dhe mbetet blerja më e shtrenjtë e “los blancos”. Por në katër sezone në Madrid roli i tij ka qenë sekondar, për të mos shkuar dhe më poshtë. Dëmtimet e shumta nuk i kanë mundësuar atij të shfaqë të gjithë potencialin e vet dhe pas disa përplasjesh në klub, ai vendosi të mbyllë aventurën në Madrid një vit para përfundimit të kontratës.

“Është e vërtetë që ditët e fundit kam lexuar shumë për veten time. Dhe shumë marrëzi. Të shkoj në Molenbek me vëllain tim? Nuk e di nëse është marrëzi, do të shohim… Unë e di që nuk po u jap përgjigjen që ata presin nga unë. Se çfarë do të bëj në të ardhmen kjo mbetet për t’u parë, por mund t’ju siguroj se jam ende i aftë të jem një futbollist profesionist, trupi im mban ende. Përveç kësaj kam tri vjet që pushoj…”, tha ish-sulmuesi i Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"