Hamilton nuk e diskuton triumfin në Francë, zhgënjen Vetel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 18:15

Hamilton nuk e diskuton triumfin në Francë, zhgënjen Vetel

Luis Hamilton nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim fitoren në Çmimin e madh të Francës. Gara, në fakt nuk dhuroi emocione të mëdha, pasi britaniku e udhëhoqi atë që nga fillimi.

hamilton

Përveç nisjes së garës, ku disa makina u përplasën dhe në lojë u fut makina e sigurisë për disa xhiro me rradhë. Vetel ishte ai që shkaktoi rrëmujë në start, ku nuk i hapi rrugën Botas-it duke u fërkuar paksa.

aksident

Të dy u detyruan të futeshin në bokse. Gjermani Vetel arriti ta përfundonte garën vetëm i 5-ti. I dyti përfundoi Verstapen dhe pas tij Raikonen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"