Hames Rodrigez lëshon “helmin” për Realin: Atje ka kaq shumë “shefa”, dhe unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 12:45

Hames Rodrigez lëshon “helmin” për Realin: Atje ka kaq shumë “shefa”, dhe unë…

Hames Rodrigez dhe Real Madrid duket se do i kenë rrugët e ndara. Numri “10” i Kolumbisë, foli shkurtimisht për mediat pas fitores me Paraguajin, ku nuk la pa thumbuar as madrilenët.

hames

“Për momentin po mendoj vetëm për Kupën e Amerikës, ende nuk e di se ku do shkoj në të ardhmen. Vendimi i takon edhe klubit. Për momentin, aty ka shumë njerëz që drejtojnë, dhe unë nuk mund të bëj ndonjë gjë. Ende nuk kam folur me Zidanin” – deklaroi Hames.

Pas mbarimit të huazimit te Bajerni, gjermanët nuk e blenë kolumbianin, dhe tani ai do të duhet të rikthehet tek Reali, por gjithsesi duket se nuk e ka vendin të sigurt me Zidanin në krye të stolit. Napoli ka shfaqur interes për të, por për momentin asgjë nuk është mbyllur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"