Gvozdenoviç me dhimbje koke, dy mungesa të rëndësishme kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 10:56

Gvozdenoviç me dhimbje koke, dy mungesa të rëndësishme kundër Erzenit

Në Korçë kanë kaluar momente paniku mbrëmjen e së dielës, por gjithçka është qetësuar. Gjendja e Randi Dumfur është stabilizuar dhe lojtari pritet të bashkohet me grupin ditën e sotme.

skenderbeu

Por makthi i kaluar për të dhe stafin bardhekuq ka qenë i madh. Gjithçka ndodhi në dy minutat e fundit të shtesës kur Randi u shtri në tokë dhe kërkoi ndihmën e mjekëve. U mendua si një problem fizik i lojtarit pas një largimi të topit nga zona e Skënderbeut. Mjekët ndërhynë dhe kërkuan menjëherë zëvendësimin e lojtarit ganez. Stoli bëri gati ndërrimin dhe kërkoi futjen e Janaqit në fushë, për të vlerësuar më pas shkallën e dëmtimit të Randit. Por, gjithçka rezultoi të ishte krejt ndryshe.

Mbrojtësi nuk kishte pësuar dëmtim, por hipotermi nga temperaturat e ftohta atë mbrëmje në Korçë. E gjitha kjo u kuptua vetëm kur lojtari hyri në dhomat e zhveshjes me barelë pasi loja përfundoi. Nga ai çast e deri në stabilizimin e gjendjes së ganezit i gjithë kampi bardhekuq, përfshi dhe trajnerin, ishin në ankth për Randin. Ndërkohë, në takimin e radhës ndaj Erzenit mbrojtësi do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Po ashtu, një mungesë do të jetë edhe kapiteni Dean Liço, po për kartonë.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"