Golashënuesit e Interit në Champions/ Lautaro barazon Krespon dhe “kërcënon”… Adrianon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2023 | 23:14

Golashënuesit e Interit në Champions/ Lautaro barazon Krespon dhe “kërcënon”… Adrianon

Lautaro Martinez shpëtoi Interin nga humbja ndaj Real Sociedadit, duke realizuar në minutën e 87-të në barazimin e regjistruar në token spanjolle. Ky ishte goli i 11-të në Champions me fanellën e Interit për kapitenin zikaltër, i cili ka barazuar kështu Hernan Krespon, si dhe kaloi Samuel Etonë me 10 gola.  

Martinez Lautaro

Lista e golashënuesve në Champions kryesohet nga Adiano me 14 gola, ndërkohë në vend të dytë ndodhet Kruz me 13 gola. Tashmë “demi” i Interit, është vetëm 3 gola larg Adrianos së vendit të parë dhe 2 nga bashkombasi i tij, Kruz.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"