Gjobë dhe paralajmërim për Laçin, Shënkolli mbetet pa spektatorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2017 | 20:25

Gjobë dhe paralajmërim për Laçin, Shënkolli mbetet pa spektatorë

Tensioni gjatë ndeshjes mes Laçit dhe Skënderbeut, ku tifozët vendas fyen vazhdimisht dhe gjuajtën me sende të forta pankinën e korçarëve, ka qenë tema kryesore e mbledhjes së Komisionit të Disiplinës. Ky i fundit ka vendosur që të gjobitë kurbinasit duke i paralajmëruar me përshkallëzim të masave.

Ndërkaq, tensione kishte edhe në Kategorinë e Parë, më saktësisht në ndeshjen Shënkolli-Kamza. Klubi vendës u dënua që të mos luajë dy ndeshjet e radhës në fushën e vet me tifozë, që do të thotë se mbyll sezonin pa praninë e mbështetësve të vet, meqë luan vetëm një ndeshje në shtëpi në tre javët e mbetura.

kds1704

VENDIMET

1.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

2.KF “Shënkolli” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë e sende të tjera brenda rrethimit të fushës dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3.Lojtari i KF “Shenkolli”, Ilir Çaushi për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b)

të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Besa”, Issiaga Camara për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Laçi” U-19, Kevin Dodaj, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Shkëndia TR” U-19, Erjon Kratellaripër protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Kamza” U-19 Hergi Xhaja, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.KF “Kukësi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laçi” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

9.KF “Brians” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laçi” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

10.Mospranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Haxhi Kacmoli, si të pa bazuar në nenin 33/2 të KDS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"