“Futbolli të vendos edhe kundër zemrës”, Armando Cungu pas fitores me Teutën: Do të kërkojmë edhe më tepër në vijim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:06

“Futbolli të vendos edhe kundër zemrës”, Armando Cungu pas fitores me Teutën: Do të kërkojmë edhe më tepër në vijim

Laçi fitoi me shifrat minimale 1-0 përballjen me Teutën në “Niko Dovana”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kurbinasve Armando Cungu tha që këto pikë ishin jetike për ta tani edhe në vazhdimësi:

bandicam 2024-04-07 22-49-35-480

“Shumë dimensionale, përveç pikëve që ishin jetike që po na mungonin. Edhe pse ishim afër Partizanit para një jave, futbolli i tillë është, nuk i merr atëherë kur dëshiron, por atëherë kur vjen momenti.

Ndoshta sot ishte momenti jonë, jo vetëm te pikët, por në vlerën psikologjike dhe morali. Kishim një ngërç psikologjik prej shumë javëve pa fitore. Jemi më të çlirët, jam i bindur që këto djem kanë bërë një progres në lojën e tyre, por ishte rezultati që nuk na la të jemi të dëshiruar. Duhet të kenë më shumë besim në ndeshjet e ardhshme.

I tillë është futbolli të vendos edhe kundër zemrës tënde të luash, por duhet të dimë të sillemi në mënyrën e duhur, në mënyrë që të marrim atë çka meritojmë në Shkodër. Entuziazmi është tjetër në ekip edhe djemtë do të kërkojnë diçka më tepër tashmë”,- tha Cungu për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"