Fotolajm/ Memushi dhe Liçaj zbresin në fushë, trajneri i Flamurtarit: Në Elbasan do të jetë një debutim i bukur, skuadrat i mungojnë elitës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 11:49

Fotolajm/ Memushi dhe Liçaj zbresin në fushë, trajneri i Flamurtarit: Në Elbasan do të jetë një debutim i bukur, skuadrat i mungojnë elitës

Eqerem Memushi flet si trajneri i ri i Flamurtarit. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, menjëherë sapo u emërua, ai flet me emocione dhe e cilëson detyrën e re si një përgjegjësi të madhe.

420528552_760893742602432_1570396738337549918_n

“E pranova me kënaqësi pasi është dëshira dhe përgjegjësia ndaj qytetit dhe skuadrës. Kemi luajtur për Flamurtarin dhe i kemi dhënë shumë. Jemi kthyer edhe si tifozë tani. Është emocion shumë i madh dhe një përgjegjësi e madhe po ashtu. Skuadra ka emra dhe lojtarë me kualitet brenda saj. Do të rregullojmë agresivitetin që mungon, si dhe mënyrën e vendosjes së lojtarëve në fushë. Prania e profesor Edmond Liçajt është një ndihmë e madhe. Me pjesën tjetër të stafit kam bashkëpunim të mirë, pasi njihemi”, shprehet fillimisht Memushi. Çfarë e bindi të merrte drejtimin e Flamurtarit? “Më bindën ambiciet që ka skuadra. Edhe unë si person kam ambicie dhe gjithmonë dua të fitojë”, u shpreh Memushi.

OBJEKTIVI – Eqerem Memushi ndalet edhe tek objektivi madhor që skuadra ka. “Duke parë distancën, kemi mundësi që mund të ngjitemi në Superiore nëpërmjet ‘play off’-it. Duhet të jemi të qetë, të jemi të vëmendshëm dhe të kemi entuziazëm. Në fund, nëse gabojnë kundërshtarët tanë ne duhet të përfitojmë dhe të shfrytëzojmë çdo moment”, thotë Memushi.

DEBUTIMI – E cilëson të bukur debutimin në Elbasan, pasi sipas Memushit luajnë dy skuadra që i mungojnë elitës. “Në Elbasan do të jetë një debutim i bukur. Luajnë dy skuadra me traditë dhe që i mungojnë elitës së futbollit shqiptar. Do të jetë emocion më vete”, përfundon Memushi.

418917074_1575731409848632_4655385782202811070_n

418826725_298030052892429_4159600314534940026_n

418944657_2637316419749856_5094367161900541618_n 418938642_411939717851362_3998815412982394163_n 418937446_1576093279832402_5933062588182653193_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"