FOTO/ Projekti “Vlora Sport” bën bashkë presidentin e Flamurtarit dhe kryeministrin Rama, takim me arkitektët para ndeshjes së kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 16:30

FOTO/ Projekti “Vlora Sport” bën bashkë presidentin e Flamurtarit dhe kryeministrin Rama, takim me arkitektët para ndeshjes së kuqezinjve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi. Takimi u zhvillua përpara nisjes së ndeshjes mes Flamurtarit dhe Lushnjes, ndërsa Idrizi dhe Rama qëndruan duke biseduar në ambientet e brendshme të stadiumit të Vlorës për shumë minuta.

rama idrizi

Prezent në këtë takim krahas Idrizit dhe Ramës, ishin dhe disa arkitektë dhe ndërtues të qytetit. Mësohet se arsyeja e këtij takimi, kanë qenë bisedimet, diskutimet mes palëve për realizimin e projektit “Vlora Sport”.

Rama dhe Idrizi folën për minuta me radhë për realizimin e këtij projekti, mënyrën sesi ai do të realizohet dhe gjithashtu diskutime rreth firmave të cilat priten të angazhohen në këtë projekt për realizimin e tij.

rama idrizi

Pas zhvillimit të këtij takimi Rama dhe Idrizi kanë vizituar së bashku një inspektim në Pyllin e Sodës ku mendohet se mund të krijohen dhe ndërtohen fusha sportive për akademinë e moshave.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"