FOTO/ Një vizitor i veçantë për të motivuar lojtarët, ekipi i Kukësit vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2022 | 15:48

FOTO/ Një vizitor i veçantë për të motivuar lojtarët, ekipi i Kukësit vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamos

Kukësi ka zhvilluar stërvitjen e zakonshme në kuadër të ndeshjes së ardhshme në kampionat. Të besuarit e Diego Longës do të përballen ndaj Dinamos, në një sfidë delikate për objektivat e klubit. Në stërvitjen e fundit ka qenë i pranishëm dhe një vizitor i veçantë.

pjimage (26)

Presidenti i Nderit, Safet Gjici ka motivuar lojtarët në prag të kësaj ndeshjeje dhe situata ka kaluar me nota humori përpara se ekipi t’i rikthehej stërvitjes.

Nga lojtarët e grumbulluar mungonin vetëm Skurtaj dhe Lilaj për shkak dëmtimesh, teksa pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë nën urdhërat e trajnerit Longo.

k1

k2

k3

k4

k5

k6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"