FOTO/ Ndaj Nigerisë shansi i fundit, por trajnerit të Argjentinës i shpëtojnë skemat para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 11:36

FOTO/ Ndaj Nigerisë shansi i fundit, por trajnerit të Argjentinës i shpëtojnë skemat para ndeshjes

Argjentina luan ndaj Nigerisë shansin e fundit për të qëndruar në Botëror. Amullia në kampin latin ka shpërqendruar edhe trajnerin Horge Sampaoli. Në stërvitjen e fundit të “Albicelcestes”, tekniku ka zbuluar pa dashje taktikat që ai po studion gjatë këtyre ditëve. Për “Rusi 2018” ky është rasti i dytë kur një anëtar i stafit gabon duke u dhënë kështu një “asist” rivalëve.

Russia Soccer WCup Argentina

Vetëm disa ditë pasi asistenti i Anglisë, Stive Holland, publikoi formacionin e tyre për ndeshjen e së dielës së kaluar ndaj Panamasë, teksa Sampaoli ka neglizhuar duke mos e mbrojtur si duhet bllokun e tij të shënimeve. Gabimi i trajnerit të Argjentinës nuk është aq trashanik sa ai i homologut anglez. Nëse ndihmësi i Sauthgejt zbuloi formacionin, Sampaoli ka gabuar duke zbukuruar detajin taktik.

Në fletën e fotografuar nga reporterët, dallohen dy skuadra me nga shtatë lojtarë në formacion kundër njëra-tjetrës, përfshirë Lionel Mesin. E përditshmja sportive në Argjentinë ‘Ole’ ka publikuar gjithashtu fotot që jepnin një indikacion rreth planit të Sampaolit për fitore ose “vdekje” ndaj Nigerisë.

skemat sampaoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"