Formacioni i mundshëm/ Laçi kërkon kthesën, Cungu i ka të gjithë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 12:21

Formacioni i mundshëm/ Laçi kërkon kthesën, Cungu i ka të gjithë ndaj Partizanit

Laçi bëhet gati për sfidën e fundit të këtij sezoni kundër Partizanit, ku do të kërkojë të bëjë dëmet e fazës së tretë, kur mori një fitore në minutat në limite në “Arenën e Demave”.

Cungu

Megjithatë, situata në javët e fundit nuk është aspak e mirë, pasi triumfi i fundit në kampionat daton pikërisht në atë ndeshje të 20 nëntorit ndaj kampionëve në fuqi. Më pas bardhezinjtë kanë regjistruar vetëm humbje ose barazime dhe as ardhja e Cungut në krye të stolit nuk po jep efekte ringjalljeje.

Sa i përket formacionit, Laçi pritet të luajë me një rreshtim 4-3-3, me trajnerin Cungu, që ka ekip të plotë dhe më të mirët në dispozicion. Laçi ka qenë gjithnjë një transfertë “ferri” për Partizanin.

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"