Flamurtari zbret në fushë me mungesa, vlonjatet me sytë nga…qielli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 10:05

Flamurtari zbret në fushë me mungesa, vlonjatet me sytë nga…qielli

Flamurtari do të zbresë sot në fushë për të rinisur stërvitjen. Burime pranë klubit thanë dje për “Panorama Sport” se lojtarët janë njoftuar se puna do të nisë sot rreth orës 17:00.
Tirana-Flamurtari pj1
Dita e parë e stërvitjes do të fillojë pa trajnerin Marcelo Troisi. Braziliani gjendet në Greqi dhe mbyllja e kufijve nuk mundëson udhëtimin drejt Shqipërisë.  Ekipi do të drejtohet sot nga zv.trajneri Dritan Resuli dhe përgatitësi i portierëve Luan Birçe.

As grupi nuk do të jetë i plotë, pasi do të mungojnë edhe Jorgos Sarris që gjendet në Greqi, si dhe Kreshnik Nebihu në Kosovë.

Nuk dihet ende nëse do të vijnë apo jo lojtarët që jetojnë në Tiranë e Shkodër, kjo mbetet për t’u parë sot.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"