Fitorja e Flamurtarit në miqësore, Çela: Më kënaqi reagimi, mora sinjale të mira nga afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2023 | 11:30

Fitorja e Flamurtarit në miqësore, Çela: Më kënaqi reagimi, mora sinjale të mira nga afrimet

Emiljano Çelën e kënaq reagimi i skuadrës në miqësoren kundër Besës. Flamurtari fitoi në shifrat 3-1, duke i dhënë sinjale pozitive trajnerit. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës së vlonjatëve vlerëson, sidomos, lojën e Mateus Indio dhe Aleksandre di Estefano.

Cela

“Jam i kënaqur mund të them. Kishin punuar gjatë javës me ekipin për disa dalje të reja dhe mënyra të reja loje dhe këto i pashë në fushë. Patjetër që ishte një ndeshje miqësore, por me një kundërshtar të kategorisë sonë. Qëllimi në këtë test ishte i qartë, gjithçka kemi mësuar gjatë seancave stërvitore ta aplikonim në kushte të vërteta loje dhe nën presion.

Më bindi grupi dhe rrjedhshmëria që patën. Mora sinjale të rëndësishme nga disa lojtarë dhe sidomos nga ata kanë ardhur me vonesë, qoftë nga Mateus Indio dhe nga Aleksandre di Estefano. E njëjta gjë vlen edhe për Indio Oliveirën”, deklaroi mes të tjerash memalioti, pas miqësores së luajtur dje kundër kavajasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"