Fitore bindëse e Elbasanit, skuadra e Dedes rimerr kreun e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 22:22

Fitore bindëse e Elbasanit, skuadra e Dedes rimerr kreun e Kategorisë së Parë

Elbasani ka fituar sot një ndeshje shumë të rëndësishme në javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Skuadra verdheblu ka mundur me shifrat 3-0 Burrelin në shtëpi për të kapërcyer përsëri Bylisin që i kishte marrë kreun e renditjes.

kategoria-e-pare-1

Një gol i Leo Melos i dha avantazhin vendasve në “Elbasan Arena” në pjesën e parë, ndërsa shifrat më pas u thelluan në fraksionin e dytë të lojës ku më pas Lleshi e në fund Bobi, ia dolën që të çonin rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet përsëri në vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Bylis dhe vazhdon të marshojë drejt kthimit në Superiore.

ELBASANI-BURRELI 3-0

34′ Melo, 73′ Lleshi, 80′ Bobi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"