“Fitimi i Serisë A, jo i pamundur”, zhbllokohet Leao: Kam besim, ky Milan shkon larg edhe në Ligën e Europës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 23:46

“Fitimi i Serisë A, jo i pamundur”, zhbllokohet Leao: Kam besim, ky Milan shkon larg edhe në Ligën e Europës  

Rafa Leao u rikthye te goli me fanellën e Milanit, teksa “vulosi” triumfin 3-0 ndaj Ren në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës, falë realizimit në minutën e 53-të. Ylli portugez foli pas këtij dueli, teksa në prononcimin e dhënë për mediat italiane, u shpreh:  

Leao

“Më mungonte goli, por po bëja mirë edhe pa shënuar. Goli është i rëndësishëm për besimin. Tifozët gjithmonë më kanë mbështetur, edhe në momentin më të keq më kanë dhënë forcë. Më kanë mbështetur gjithmonë, duhet të falënderoj tifozët, por edhe ekipin tim dhe familjen time.

A besoj te Scudetto? Kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Është e vështirë sigurisht, e dimë, por jo e pamundur. Në futboll s’ka asgjë te pamundur. Jemi të fortë, po bëjmë mirë momentalisht. Sonte mundëm një kundërshtar të vështirë, që e bëmë të dukej i lehtë. Kam besim se mund të arrijmë larg.

Teo asist? Teo është kështu, ma lehtëson lojën time jashtëzakonisht, por do fusja edhe Zhiru, sepse të 3 levizjet që bëjmë tashme i kemi të zakonshme dhe është punë ekipi.

Masazh te pulpa? Asgjë serioze, thjesht një goditje e vogël. Në Monza do të jem në fushë”, u shpreh Leao.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"