Firmos Zeqiri, Flamurtari merr edhe Kushtrim Lushtakun

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 31, 2015 | 11:11

Firmos Zeqiri, Flamurtari merr edhe Kushtrim Lushtakun

lushtakuFlamurtari ka zyrtarizuar dje rikthimin e mesfushorit Hair Zeqiri. Vlonjati firmosi një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ka qenë administratori i klubit, Sinan Idrizi, ai që ka prezantuar edhe goditjen më të fundit. “Hair, mirë se vjen në shtëpinë tënde. Unë jam shumë i lumtur për rikthimin tënd, pasi të gjithë i njohim vlerat e tua. Kam besim se do të japësh më të mirën, me qëllim që të arrijmë objektivave që kemi”, u shpreh Idrizi.

Pas firmosjes së kontratës, në një prononcim për “Panorama Sport”, Zeqiri tregoi pse zgjodhi rikthimin në Vlorë dhe jo skuadrat e tjera që e kërkuan gjatë merkatos. “Jam shumë i gëzuar që rikthehem te Flamurtari, ekipi që më nxori si futbollist dhe ku kam kaluar momente shumë të mira. Jam i gëzuar që do të jem sërish pranë tifozëve të zjarrtë vlonjatë, të cilët më kanë respektuar dhe mbështetur në çdo kohë. Kam pasur shumë oferta, por zgjedhja ime e parë ka qenë Flamurtari, pasi ishte zgjedhje zemre. Mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Besoj se Flamurtari do të jetë patjetër në Europë këtë sezon, kështu që të gjithë do të punojmë për këtë. Falënderoj përzemërsisht tifozët për mesazhet e shumta që më kanë nisur pas rikthimin tim dhe u jap fjalën që nuk do t’i zhgënjej. Do jap maksimumin tim”, ka përfunduar Zeqiri.

Kosovari Dy goditje në një ditë. Flamurtari ka siguruar dje edhe shërbimet e mesfushorit kosovar, Kushtrim Lushtaku. Ish-lojtari i Kukësit firmosi një kontratë 1+1 në mbrëmjen e së dielës, duke u prezantuar si përforcimi më i ri i Flamurtarit. Lajmin e konfirmoi zyrtarisht edhe klubi. Si për koincidencë, pas ardhjes së tij, shkon në katër numri i ish-lojtarëve të Kukësit që do të luajnë këtë sezon me fanellën kuqezi. Mesfushori me tipare sulmuese, që është





www.minuta90.com