“Është presioni i lartë dhe është e vështirë”, Taipi: Futbollistët janë pak në një ngërç psikologjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 19:39

“Është presioni i lartë dhe është e vështirë”, Taipi: Futbollistët janë pak në një ngërç psikologjik

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Futbollisti I verilindorëve, Gjelbrim Taipi, dha opinionin e tij për këtë takim në një intervistë për “Super Sport”.

bandicam 2022-03-07 19-34-13-163

Kemi bërë në disa javë ndeshje shumë të mira, kemi krijuar shumë raste. Mirëpo ekipet kundërshtare e kanë kuptuar që Kukësi luan përtokë dhe na preshin në gjysmëfushën e tyre. Në tre ndeshje kemi pësuar shumë gola, duke lënë hapësira mbrapa. Normalisht futbollistët janë në një ngërç psikologjik edhe sot e menduam si një plan B, duke e ditur që dhe Vllaznia di të luaj futboll. Kur vjen nga një humbje 5-0 përballë Partizanit dhe pas tre ditëve ke ndeshje me kundërshtarin direkt, është shumë e vështirë. Ne nuk treguam lojën tonë, por dhamë 100%.

Nuk mund të them çfarë ka Kukësi më tepër dhe Vllaznia më pak. Jemi dy skuadra duke mos harruar dhe Tiranën që kemi treguar se dimë të luajmë futboll. Kemi futbollistë cilësor. Mendoj se e meritojnë të dyja për të shkuar në Europë.

Nuk jam trajneri dhe mendoj se kur të japi intervistë në ndeshjen tjetër mund t’ia bëni pyetjen.

Është presioni i lartë dhe është e vështirë. Gjatë këtyre dy ditëve ne jemi munduar të rregullojmë fazën mbrojtëse, që të mos pësojmë. Sot ishim të fokusuar në fazën mbrojtëse dhe në ndeshjen e ardhshme do të jemi njësoj si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Unë nuk jam lojtar që dua ti bëjë të gjitha unë. Ishte dëshira e Lukës dhe ja besova. Mendoj se dhe Luka ka cilësitë e veta. Ka shënuar në të kaluarën. Jo se i ra ke, por fati nuk ishte me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"