Është në krye të listës së kuqezinjve, Arsenali tenton t’i prishë punë Milanit për mesfushorin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2022 | 15:44

Është në krye të listës së kuqezinjve, Arsenali tenton t’i prishë punë Milanit për mesfushorin e talentuar

Milani është vënë prej kohësh në ndjekje të talentit belg, Sharls De Ketelaere, me kuqezinjtë që e kanë vendosur në krye të listës së tyre të objektivave për këtë merkato. Sidoqoftë duket se “Djajtë” nuk janë të vetmit që kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, me Arsenalin që duket se i është bashkuar gjithashtu garës për të marrë shërbimet e tij.

charles-de-ketelaere-milan

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, “Topçinjtë” kanë takuar përfaqësuesit e Bryzhit ku futbollistit aktivizohet për të kërkuar informacione lidhur me shumën e kërkuar nga ana e tyre për futbollistin.

Klubi belg e ka bërë të qartë se nuk do të ulet poshtë 35 milionëve për të lënë të lirë mesfushorin e talentuar, gjë që ka bërë edhe Milanin të stepet për momentin nga bisedimet për transferimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"