Ëndrra e Romës mban emrin e Ramosit, transferimi i Lukakut hap merkaton e verdhekuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 13:08

Ëndrra e Romës mban emrin e Ramosit, transferimi i Lukakut hap merkaton e verdhekuqve

Roma arriti të bënte një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me sulmuesin që i ishte premtuar Murinjos, Romelu Lukakun. Por, me largimin e Ibanez, është premtuar edhe një mbrojtës dhe mesa duket, ardhja e Lukakut e ka ndryshuar merkaton e Romës.

RAMOS

Mediat italiane raportojnë se presidenti Friedkins ka një ëndërr që mban emrin e Serxho Ramosit. Megjithatë, duket se kjo mbetet një ëndërr e vështirë por jo sepse financat e klubit nuk premtojnë që transferimi mund të bëhet.

Belgu do të marrë 7.5 milionë euro në sezon dhe për Romën, është e vështirë që të plotësojë kushtet financiare që Ramos ka. Megjithatë, në listë edhe Bonuçi dhe duke parë se Roma fuqishëm në merkato duke marrë Lukakun, dha një sinjal se në këtë merkato nuk është asgjë e pamundur dhe se gjithçka mund të realizohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"