EKSKLUZIVE/ Zbarkon përforcimi i bujshëm i Laçit, firmos futbollisti i kombëtares së Polonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2022 | 23:37

EKSKLUZIVE/ Zbarkon përforcimi i bujshëm i Laçit, firmos futbollisti i kombëtares së Polonisë

Klubi i Laçit vazhdon të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, për të përforcuar radhët e tij me emra që mund të ndihmojnë këtë skuadër të vazhdojë të konfirmohet në kampionatin shqiptar edhe në Europë. Në klubin kurbinas kanë bërë disa lëvizje dhe më e fundit është afrimi i një futbollist të përfaqësues së Polonisë për të përforcuar mesfushën.

Ariel_Borysiuk_Twitter

“Panorama Sport” ka mësuar se sot ka zbarkuar në Shqipëri Ariel Borisyuk, mesfushori 30-vjeçar polak, i cili pritet jetë një nga emrat e rëndësishëm të kësaj skuadre në sezonin në vijim. Borisyuk është një lojtar me shumë eksperiencë pasi ka luajtur në skuadrat kryesore në kampionatin polak si Legia, Jagellonia e Lekia Gdansk, pa harruar këtu eksperienca te Kaizerslautern në Gjermani, QPR në Angli e Sherif Tiraspol në Moldavi.

Futbollisti i cili luan si mesfushor me tipare mbrojtëse, ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Polonisë, ndërsa ka luajtur 12 ndeshje me Kombëtaren A të saj. Kjo është një lëvizje e rëndësishme për Laçin që tregon kësisoj se po përforcohet për të bërë realitet ëndrrën e titullit kampion, të cilit i ka shkuar shumë afër në dy vitet e fundit.

Karriera e Borisyuk

Karriera e Borisyuk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"