EKSKLUZIVE/ Teuta bën afrimin e parë, merr mbrojtësin e Kombëtares U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2023 | 14:48

EKSKLUZIVE/ Teuta bën afrimin e parë, merr mbrojtësin e Kombëtares U-21

Pas largimit të tre lojtarëve: Ardit Iljazi, Mario Gjata dhe Aldi Gjumsi, Teuta bën afrimin e parë në merkato, e cila do të hapet në muajin janar.

hgkj

“Panorama Sport” zbulon se Elmando Gjini është afrimi më i ri i Teutës. Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, vjen nga klubi italian i Xhenoas.

Gjini është një qendërmbrojtës tipik, i cili mund të përshtatet edhe në rolin e mesfushorit shkatërrues. Ai do të prezantohet nga klubi durrsak në ditët në vijim. Më parë ka qenë edhe pjesë e akademisë së Bolonjës në Itali, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarna.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"