EKSKLUZIVE/ Sherif Kallaku largohet nga Teuta, zbulohet klubi ku do të vazhdojë karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 22:10

EKSKLUZIVE/ Sherif Kallaku largohet nga Teuta, zbulohet klubi ku do të vazhdojë karrierën

Jo vetëm Albion Marku. Nga Teuta do të largohen edhe lojtarë të tjerë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori Sherif Kallaku nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve.

kallaku

Për fantazistin mësohet se ka mbërritur një ofertë nga klubi Sepsi Osk Sfantu Gheorgje, ku bën pjesë edhe mesfushori shqiptar, Enriko Papa.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit në Rumani, teksa për mesfushorin do jetë skuadra e dytë ku ai do aktivizohet jashtë Shqipërisë, pasi më parë ka luajtur me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"