EKSKLUZIVE/ Luftëtari zgjedh trajnerin e ri, një serb i njohur për gjirokastritët prezantohet nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 15:50

EKSKLUZIVE/ Luftëtari zgjedh trajnerin e ri, një serb i njohur për gjirokastritët prezantohet nesër

Luftëtari vendos për emrin e ri të pankinës dhe ai është një njohje e vjetër. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se serbi Marko Jovanoviç do të drejtojë gjirokastritët në misionin për t’u kthyer në Kategorinë Superiore.

JOVANOVIC

Drejtuesit e klubit bluzi, pas disa negociatave të pasuksesshme me trajnerë të njohur vendës kanë vendosur t’i besojnë stolin ish-ndihmësit të Mlladen Milinkoviç te Luftëtari, e më pas te Kukësi dhe së fundmi Buduçnost i Podgoricës.

1JOVANOVIC

Jovanoviç ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Partizanit dhe ekipit grek Panahaiqi të Patrës. Ai e njeh mirë ambjentin në Gjirokastër, prandaj dhe ka pranur ofertën.

JOVANOVICC

Prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit do të bëhet nesër pasdite, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë grupi i lojtarëve pas largimeve të shumta.55C731B1-4775-4B0F-B9F1-CF34BB8F51CF 108025F0-7DA2-4148-8D86-E64F34018E1D B189B7A6-A1A5-44AD-B2FB-ABE335882157

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"