EKSKLUZIVE/ Largimi nga Erzeni, reagon trajneri Bejzade: Me atë lëkundje nuk mund të bëja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:38

EKSKLUZIVE/ Largimi nga Erzeni, reagon trajneri Bejzade: Me atë lëkundje nuk mund të bëja…

Vazhdojnë çudirat me trajnerët në Kategorinë Superiore! Pas Mirel Josës nga Laçi, i radhës që largohet është Skerdi Bejzade.

FDGFG

“KF Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me trajnerin Skerdi Bejzade. Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”, citohej dje në mbrëmje në njoftimin e klubit shijakas në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Bejzade e drejtoi Erzenin në vetëm 5 ndeshje, teksa debutoi me një barazim 1-1 kundër Tiranës, e më pas humbi 0-3 kundër Skënderbeut. Gjithashtu fitoi në Kupë 2-1 kundër Vllaznisë, për të vijuar në transfertë me Kukësin 1- 2 për llogari të kampionatit. Së fundmi humbi derbin me Teutën 3-0 dhe mesa duket kjo kushtoi në vijimin e bashkëpunimit. Pra, me dy fitore, dy humbje dhe një barazim, befas Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Duket sikur historia përsëritet, pasi e njëjta gjë i ndodhi 49-vjeçarit edhe te Laçi në fillimin e këtij sezoni, ku drejtoi vetëm 1 muaj. Si për ironi të fatit, vendin e tij mund ta zërë Mirel Josa, ashtu siç ndodhi te kurbinasit. Gjithsesi, nuk ka ende një konfirmim, pasi bëhet fjalë vetëm për preferenca dhe ende bisedime konkrete.

GFHFG

“Panorama Sport” mëson se Erzenin do ta drejtojë Alfred Deliallisi nesër në Shkodër në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës kundër Vllaznisë. 30-vjeçari mori rolin e drejtorit sportiv pas ardhjes së Bejzades dhe e njeh më mirë sesa kushdo skuadrën, prandaj dhe nuk është që çudi që në javët e mbetura të kampionatit, ai të jetë deri në fund si trajner i parë.

REAGIMI – I kontaktuar dje nga gazeta, Bejzade foli shkurtimisht për këtë largim të befasishëm.

“E pashë që nuk mund të bëja më shumë. Mundësitë janë, sepse ekipi e ka kualitetin, pavarësisht se lojtarët kryesorë kanë qenë të dëmtuar. Kur shikoj që ekipi pas dy fitoreve, ka prapë këtë lëkundje, është e vështirë për mua”, deklaroi trajneri i larguar nga shijakasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"