EKSKLUZIVE/ Largimi misterioz i Brojës, iku i dëmtuar por Selahi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Largimi misterioz i Brojës, iku i dëmtuar por Selahi…

Armando Broja është larguar në mënyrë misterioze nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Në këtë “finale” për vendin e parë në grup do të ishte një futbollist shumë i rëndësishëm në repartin e sulmit.

Kombetarja

Por çfarë ka ndodhur realisht me sulmuesin e Viteshes, i cili ishte pjesë e listës së futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për këto dy sfida. Broja vinte me një shqetësim në këmbë, por burime pranë Kombëtares shqiptare bëjnë me dije se dëmtimi nuk ishte shumë i rëndë dhe mund të rikuperohej.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se si Broja, ashtu edhe mesfushori Selahi kishin probleme në trinën e këmbës dhe ishte e mundur që të rikuperoheshin. Të paktën Selahi u rikuperua në kohë dhe luajti si titullar në miqësoren kundër Kosovës, po ashtu edhe pak minuta kundër Kazakistanit. Por lojtari ka vendosur të largohet dhe kjo ndoshta është bërë në bashkëpunim me trajnerin Edi Reja, por për këtë gjë nuk ka informacion.

Ndoshta Broja e ka parë që nuk do të ishte titullar në këto sfida dhe për shkak të faktit që nuk ishte në 100% të formës ka preferuar që të rikuperohet me skuadrën e tij në Holandë. Ajo që mund të themi është fakti se një largim i tillë nuk lë shije pozitive në grup, pasi sulmuesi i Çelsit (i huazuar te Viteshe) mund të shtrëngonte dhëmbët dhe të jepte kontribut sadopak të vogël në sfidën e ardhshme, ku çdo element është i rëndësishëm për të marrë fitoren.

Broja ka bërë debutimin me Kombëtaren shqiptare në 7 shtator kundër Lituanisë dhe në dy sfidat e tjera mori më shumë minuta. Në këtë sezon me Viteshen, Broja ka arritur të shënojë 4 gola duke u konfirmuar një sulmues inteligjent dhe i fortë.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE: 

Dilema për “finalen”, Gjasula mban në ankth Rejën. Shikoni si pritet të rreshtohet Kombëtarja

EKSKLUZIVE/ FSHF kërkon të ndryshojë stadiumin, por gjithçka është në dorë të kundërshtarëve. Ja ku pritet të luhet sfida ndaj Bjellorusisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"