Dilema për “finalen”, Gjasula mban në ankth Rejën. Shikoni si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 11:25

Dilema për “finalen”, Gjasula mban në ankth Rejën. Shikoni si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Klaus Gjasula alarmon trajnerin Edi Reja vetëm pak orë përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Bjellorusisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë një goditje në fundin e sfidës me Kazakistanin dhe ka ndier dhimbje në shpatull.

Klaus Gjasula

Në stafin kuqezi kanë rënë kambanat e alarmit dhe do të bëjnë gjithçka që mesfushori të rikuperohet në kohë sepse për ndeshjen e fundit në grupe do të mungojë Amir Abrashi për shkak të kartonëve të verdhë.

Abrashi dyluftim

Ditën e djeshme ka pasur një stërvitje të lehtë për titullarët me seanca shkrydhëse dhe rikuperimi, ndërsa ata që nuk luajtën kanë marrë ngarkesë më të lartë fizike. Klaus Gjasula duhet të shtrëngojë dhëmbët për ta luajtur këtë ndeshje kundër Bjellorusisë, edhe pse nuk do të jetë në 100% të formës së tij fizike. Në ndeshjet e fundit, Gjasula ka qenë një nga lojtarët më të dalluar për aspektin taktik dhe për forcën që sjell në mesfushë.

Trajneri Reja

Nëse ai nuk ia del, atëherë do të bëhet gati Ylber Ramadani. Lajmi i mirë për ndeshjen kundër Bjellorusisë është rikthimi i Qazim Laçit, i cili është rikthyer i gatshëm pasi shleu dënimin prej kartonëve. Shqetësime ka shfaqur edhe Ramen Çepele, i cili po trajtohet me stafin mjekësor, por nuk dihet nëse do të rikuperohet për sfidën. Prezenca e tij është shumë e rëndësishme sepse Edi Reja e ka të vetmin mbrojtës natyral në stolin e rezervave.

PA EKSPERIMENT – Në ndeshjen më vendimtare të Ligës së Kombeve, trajneri Edi Reja nuk ka ndërmend që të bëjë shumë eksperimente. Ai e ka treguar që nuk i ka qejf ndryshimet e shumta, për më Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Kjo është një nga duelet më të rëndësishme mes tyre dhe do të shërbejë gjithashtu për të prishur bilancin e ekuilibruar që ekziston mes tyre. Në 6 ndeshjet e luajtura deri tani, Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë.

fORMACIONI ME GJASULEN

Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Kombëtares i duhet patjetër fitore për të siguruar vendin e parë në grup. Precedentët tepër kur bëhet fjalë për një sfidë kaq delikate. Ka humbur “ushtarin” e tij besnik, Amir Abrashi, të cilin do ta zëvendësojë me Gjasulën. Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme nga ky i fundit, formacioni pritet sërish 3-5-2, por ndoshta me ndonjë ndryshim në mesfushë. Ai është reparti që ka shpenzuar shumë energji, por nuk dihet nëse trajneri do t’i besojë eksperiencës së Memushajt apo freskisë së Kallakut.

FORMACIONI PA GJASULEN

Njëri prej tyre mund t’ia lërë vendin Qazim Laçit. Edhe nga krahët pritet të konfirmohen të njëjtët, por ndoshta Uzuni mund të spostohet në sulm ose ta nisë nga stoli për të sjellë freski në pjesën e dytë. Sulmi do t’i besohet sërish dyshes Cikalleshi-Manaj, edhe pse ata shpenzuan shumë energji kundër Kazakistanit.

GENTJAN ALINANI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"