EKSKLUZIVE / Kukësi ka edhe një plan B për stolin nëse Cungu refuzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 13:35

EKSKLUZIVE / Kukësi ka edhe një plan B për stolin nëse Cungu refuzon

Pas kontakteve me Armand Cungun, klubi i Kukësit ka edhe një plan B nëse shkodrani nuk pranon të marrë drejtimin e Kukësit.

Nexhipi 2

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klubin kuksian se presidenti Gjici mund t’i besojë provizorisht stolin drejtorit sportiv Nderim Nexhipi. Situata në klub është kaotike, pasi nuk është zgjidhur ende kontrata me trajnerin austriak, Peter Pakult.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"