EKSKLUZIVE/ Incident në Laç, tifozët vendas sulmojnë zv.trajnerin e Dinamos. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 22:16

EKSKLUZIVE/ Incident në Laç, tifozët vendas sulmojnë zv.trajnerin e Dinamos. Ja prapaskenat

Në minutën e 64-t të ndeshjes Laçi-Dinamo, pati një ndërprerje të lojës nga kryesori Juxhin Xhaja. “Panorama Sport” mëson se shkak u bë një incident në stolin e Dinamos, ku “viktimë” ishte ndihmëstrajneri Fatjon Tafaj.

WhatsApp Image 2024-02-19 at 10.16.05 (1)

Ai u godit me shishe plastike në shpinë nga tifozët laçianë që ndodheshin prapa pankinës së skuadrës mike. Gazeta ka mësuar se në atë moment Tafaj është rrëzuar në fushë dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Pas pak minutash loja ka rifilluar, por ky është një episod shumë i shëmtuar, që rikthen në memorie aktet e dhunës që kanë ndodhur më parë në stadiumin e Laçit. Delegati i ndeshjes, Besnik Çela, një nga zyrtarët më të rreptë të FSHF-së, me siguri ka mbajtur shënimet përkatësepër këtë ngjarje.

Për ata që e kanë ndjekur ndeshjen nga televizori në fakt ishte shumë evështirë të kuptohej se çfarë ndodhi në atë moment, sepse kamera nuk e fokusoi asnjëherë vendin ku ndodhi ngjarja. Kamera mbeti me fokusin te fusha, duke inkuadruar dy lojtarë të Laçit që po prisnin të nisnin lojën nga një goditje dënimi dhe më pas arbitrin Juxhin Xhaja, që nuk dihej pse nuk po sinjalizonte fillimin e lojës. Gjithçka kishte të bënte me goditjen e Tafajt dhe qetësimin e situatës më pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"