EKSKLUZIVE/ FSHF bind një talent në Turqi për Kombëtaren shqiptare, zbulohen prapaskenat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 23:46

EKSKLUZIVE/ FSHF bind një talent në Turqi për Kombëtaren shqiptare, zbulohen prapaskenat (VIDEO)

“Këto gjëra nuk ndodhin”, kjo është fraza më e përshtatshme për atë që po ndodh me ekipin e Panathinakosit.

Arda Kurtulan 1

Ekipit grek, në një rast të paprecedentë i janë dëmtuar në ligamentin e kryqëzuar të gjurit, për 10 ditë tre lojtarë, mes tyre dhe i fundit, shqiptari Leandro Frroku, i cili është grumbulluar së fundmi edhe me Kombëtaren U-21.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka shkëlqyer në “Youth League” kundra Trencin dy ditë më parë, teksa ka shënuar edhe një prej dy golave të fitores, ndërkohë mallkimi do të vinte në minutën e 69-të, ku 19-vjeçari lë fushën e lojës mes dhimbjesh dhe pritet të mungojë gjatë.

Lëndimi i një lojtari shumë të talentuar që kishte nisur që nga fillimi i këtij sezoni të hynte edhe në ekipin e parë ishte një “tronditje” për klubin e Panathinaikosit.

Por reagimi i klubit është për t’u marrë shembull. Pasi Frroku të qetësohet pak dhe të mbarojë operacionin, klubi do ta thërrasë atë për të nënshkruar një kontratë të re edhe për dy ose tri vite.

Kjo jo për hir se kontrata aktuale që ai nënshkroi në tetor të 2021-shit skadon verën e ardhshme, por sepse talenti e kishte fituar këtë kontratë me paraqitjet e tij, para se të lëndohej.

ELTON FIKAJ – Një tjetër djalosh i talentuar është edhe Elton Fikaj. Vetëm 17-vjeç, mbrojtësi i majtë luan me të rinjtë e Panathinaikosit dhe ishte në fushë në ndeshjen në të cilën bashkëkombësi i tij Frroku u dëmtua. Po ashtu edhe Fikaj është grumbulluar me moshat kuqezi, ato U-17 dhe U-19 dhe shihet si një talent premtues në krahun e majtë të mbrojtjes.

ERMIS SELIMAJ – Shqiptari i lindur në Athinë, Ermis Selimaj, ka kryer dje stërvitjen e parë me ekipin A të PAOKut. Për moshën që ka, vetëm 18-vjeç mbrojtësi i majtë është një lojtar shumë premtues dhe është zgjedhur nga trajneri i njohur Razvan Luçesku dhe gjithashtu po ndiqet me vëmendje nga Kombëtarja shqiptare.

SH (1)

ÇËSHTJA KURTULAN – Duket se një talent nga Turqia do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare. Fjala është për Arda Kurtulan, talentin e Adana Demirsporit. Mesfushori i krahut ka luajtur me Maqedoninë U-21 dhe është ftuar me ekipin e parë, por 19-vjeçari ka refuzuar, pasi familja e tij është me origjinë të largët shqiptare dhe dëshira është që ai të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

“Panorama Sport” mëson se këtu ka hyrë në lojë edhe Shqipëria dhe madje Kurtulan ka aplikuar për të nxjerrë pasaportën shqiptare me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë në dijeni është vënë edhe Turqia, nga të cilët për 19-vjeçarin është interesuar trajneri i ekipit U-21 Tolunai Kafkas.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"