Ecuria e Juventusit, “Zonja e Vjetër” mburret vetëm me mbrojtjen dhe Sheznin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:44

Ecuria e Juventusit, “Zonja e Vjetër” mburret vetëm me mbrojtjen dhe Sheznin

Nëse ky sezon ka një aspekt pozitiv për Juventusin, ai mund të quhet reparti i prapavijës, edhe pse edhe këtu mund të ketë rezerva, duke qenë se pas një faze të parë gati perfekte, në të dytën torinezët kanë nisur që të pësojnë me breshëri, edhe pse sërish mbeten mbrojtja e dytë më e mirë pas Interit (18 gola të pësuar), me 26 gola të pësuar.

juventus

Kundër Milanit, skuadra e Masimiliano Alegrit nuk i lejoi asnjë goditje në portën e tyre kuqezinjve, duke mbyllur ndeshjen e katërt nga 6 të fundit me portën e paprekur, ose e ndeshja e 16- të në këtë sezon të Serisë A, pa pësuar. Më mirë sesa Juventusi ka bërë vetëm Torino dhe Interi.

Në të njëjtën kohë, bardhezinjtë janë skuadra që nis më e përqendruar se çdokush tjetër pjesët e dyta, duke pësuar vetëm 3 gola në 15-minutëshin e parë të pjesës së dytë. Përveç linjës me tre të mbrojtjes së “Zonjës së Vjetër”, një pikë e fortë është edhe portieri Vojçeh Shezni, që kundër Milanit kurorëzoi ndeshjen e tij të 100 pa pësuar gol, në 249 prezenca me torinezët, një mesatare fantastike për portieri polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"